Abilekaj: Çfarë opozite është kjo që bëjnë dasma luksoze në Itali

spot_img
Advertisements

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se opozita ka qëndrim jo koherent, duke deklaruar se Rama ka ndërtuar një regjim ku shqiptarët vuajnë, ndërkohë që opozitarët jetojnë në luks dhe me vila, duke përgënjeshtruar veten dhe narrativën që kanë ndërtuar.

“Ajo që e dëmtoi PD-në më shumë është lufta civile në 2021, që bilbilin e fryu Basha kur pezulloi Berishën. Bëri një lobim të qartë politik për të ndihmuar Ramën, për të shkatërruar opozitën.

Ajo e shkatërroi në themel. Njerëzit hynë në zgjedhje duke ditur situatën me idenë që Rama do të fitonte sërish dhe u dorëzuan njerëzit.

Tani, problemi është, dakord erdhëm në këtë, ky rezultat mund të quhet i justifikuar pas një lufte civile, por nga sot e tutje PD duhet të na thotë a ka mundësi ta ndalë Edi Ramën apo jo?

Nëse Rama tallet me shqiptarët, duke sjellë ministër virtual si Diella, duke na fyer, me çdo gjë, a mund ta ndalë opozita këtë?

Një opozitë që shkon me pushime në gusht nëpër resorte apo bëjnë dasme luksoze në Itali, apo tregojnë se janë njerëz pa asnje nevojë ekonomike, përkundrazi, janë shkëlqyer, përgënjeshtron vetëveten, nuk mund të thotë jemi në regjim kur të gjithë liderët e opozitës jetojnë jetë luksoze. Opozita përgënjeshtron veten. Vetë i publikojnë dasmat luksoze dhe vilat. Nuk ka opozitë kështu, përgënjeshtrojnë veten.

E dyta çfarë rruge do të ndjekin. Nuk mund të ndjekin rrugë edhe para-politike edhe politike. Nëse zgjedh rrugë radikale dhe e lë në mes, sigurisht do të dështosh”, deklaroi Abilekaj.

Latest articles

Related articles