Shumë reagimi me helikopter për ti shpëtuar jetën ambasadorit, po për shqiptarët do bëni ndonjë gjë ?

spot_img
Advertisements

nga Altin Joka

Ambasadorit të Ukrainës në Tiranë fatkeqësisht i bie infarkt në Voskopojë. Brenda pak minutash u nis helikopteri dhe e solli me urgjencë në Tiranë.

Kjo është reagim i menjëhershëm, ky është standard human!

Por… ahhh, sikur shteti ynë të ishte kaq i gatshëm edhe për qytetarët e vet.
Në realitet, sa herë kemi dëgjuar raste kur ambulanca vonohet 30, 40, madje edhe 60 minuta?
Po në zonat e largëta,sa herë është cuar helikopteri per raste sëmundjesh,për banor të asaj zone???
Ahhh sikur të ndodhte..sa jetë do ishin shpëtuar??

Sa njerëz kanë humbur jetën, sepse nuk ishin “dikush me emër”, por thjesht një prind, një fëmijë, një mik i zakonshëm?

Ky është realiteti
Jeta e një qytetarit të thjeshtë shpesh duket sikur vlen më pak,nqs nuk ke emër.

📌 Kjo nuk është thjesht çështje shëndetësie – është çështje dinjiteti dhe barazie njerëzore.
Jeta e çdo shqipari duhet të vlejë njësoj si jeta e një ambasadori.
Altin Joka

Latest articles

Related articles