Milani fitoi 1-0 ndaj Bolognas në “San Siro”, duke e çuar në 10 ndeshje serinë e pamposhtur ndaj këtij rivali në shtëpi.
Pas suksesit me Lecce para ndërprerjes, skuadra e Allegrit kërkoi të vazhdonte ecurinë pozitive.
Bologna e nisi mirë, por goli i Cambiaghit u anulua për pozicion jashtë loje. Pas pushimit, Milani mori kontrollin dhe Luka Modric shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 60-të.
Portieri Maignan u zëvendësua për shkak dëmtimi, ndërsa Gimenez goditi shtyllën në një rast të pastër.
Bologna nuk arriti të reagojë dhe mbetet me një gol të vetëm në këtë fillim sezoni. Allegri regjistroi fitoren e dytë në tre javët e para të Serie A.