Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në qytetin e Durrësit, pranë një hoteli të ish-kryebashkiakut, Vangjush Dako.
Një sasi tritoli është vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodhen në zonë.
Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth.
Tritol pranë hotelit të Vangjush Dakos, panik mes turistëve
Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.