Nga AV. Spartak Ngjela
Të paguarit nga Beogradi dhe Athina pallasin kot. Dëgjoj gjatë ditës të flitet kundër Shqipërisë dhe vetë shqiptarisë.
Nuk kuptohet se çfarë janë këta: shqiptarë apo serbë?!
Shqiptarët sot kanë dy shtete; dhe njerëz që nuk kanë shkruar dot asnjë artikull, shajnë Shqipërinë.
Nuk besoj se janë shqiptarë: këta ose janë serbë që flasin shqip; ose janë të paguar nga Brogradi ose Athina.
Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë. Le t’i bien këmbës!
Shqipëria po i hap sot rrjedhshëm artikujt për hyrjen si anëtare e Bashkimit Evropian.
Do t’ia marrin të keqen Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Asgjë nuk na bëjnë dot.
Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është sukses që shqiptarët e kanë pritur prej qindra vitesh.
Dhe ky po vjen.
Po këta që pëllasin kundër Shqipërisë; çfarë janë?
Asgjë.
Ex nihilo nihil – kanë thënë latinët e mëdhenj, që do te thotë: nga hiçi vjen asgjëja.
E pra; Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz që sigurisht se, ose nuk janë shqiptarë; ose janë të paguar nga antishqiptaria që na rrethon në Gadishullin Ilirik.
Shqipëria shpejt do të jetë një superfuqi në Ballkan: edhe ushtarakisht, edhe ekonomikisht.
Keni për ta parë.
Janë dy shtete shqiptare sot në Gadishullin Ilirik.
Prisni; dhe u thoni antishqiptarëve se ka akoma.
Është Çamëria dhe Maqedonia e Veriut që priten të bashkohen me Shqipërinë dhe Kosovën.
Prisni, shikoni dhe mendoheni thellë aleancën e ngushtë midis Shqipërisë; Kosovës dhe Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.
Spartak Ngjela
13 shtator 2025