nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL
Sot u mblodh parlamenti!
Ndjesë për pak prej tyre të cilët e meritojnë të jenë ulur aty në atë sallë, për të tjerët të cilët e gjejnë vendin si më poshtë, ta gëzojnë!
U mblodh parlamenti i kryetarokracisë:
Parlamenti i atyre që me diktatin e shumicës fallco shkatërruan shtetin e kombin ndër vite!
U mblodh parlamenti….
I atyre, jo të paktë në numër, të cilët janë atje vetëm për shkak të lidhjeve me komunizmin dhe me byronë politike të kohës se atij regjimi.
Janë atje, një pjesë e mirë e tyre, falë lidhjeve me ish-sigurimin e shtetit apo si sahanlëpirës të atyre që dreqosën skutave listat e kandidatëve.
Janë aty, disa prej tyre, falë lidhjeve të përbashkëta në biznes, korrupsion dhe krim.
Dhe janë aty, me patjetër ka patur e ka, falë lidhjeve, të hershme e të sotme gen pas geni me qarqet shoviniste antishqiptare greko-serbo.
E nga këto që sot janë aty përsa më sipër 15 % e tyre do të reciojnë këngët e vjetra të tyre, 25%mund të kenë çfarë të flasin por nuk i lë njeri të belbëzojnë dhe pjesa më e madhe as nuk e kanë haberon pse janë aty, thjeshtë do ngrenë kartonin si të ju thotë shefi…
Nuk pritet ndonjë gjë e re!
Kështu është kur flet kur nuk duhet të flasësh dhe hesht kur duhet të ulurasësh, si popull…



