Wizz Air shton 4 destinacione të reja me Tiranën, avionë të rinj

spot_img
Advertisements


500 mijë vende ulëse shtesë në vit, mbi 35 vende të reja pune direkte me kompaninë dhe kontribut në krijimin e më shumë se 350 vendeve lokale të punës në industri të ngjashme

Tiranë, 9 shtator 2025 – Linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, Wizz Air, e njohur gjithashtu dhe si linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në rajonin EMEA, së bashku me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), njoftuan sot zgjerimin më të madh të operacioneve të saj në Shqipëri, duke forcuar edhe më tej pozicionin e saj udhëheqës në vend dhe duke shënuar një tjetër moment historik në angazhimin e saj ndaj Shqipërisë. Kompania do të nisë katër destinacione të reja, me mbështetjen e shtimit të një avioni modern Airbus A321neo në verën e vitit 2026.
Destinacionet e reja do të lidhin kryeqytetin shqiptar me katër qytete të reja evropiane. Wizz Air do të nis fluturimet e reja nga Tirana drejt Stockholm Arlanda (Suedi) me katër fluturime në javë (të hënave, të mërkurave, të premteve dhe të dielave), drejt Këlnit (Gjermani) me tre fluturime në javë (të martave, të enjteve dhe të shtunave), drejt Billund-it (Danimarkë) me dy fluturime në javë (të martave dhe të shtunave), si dhe drejt Tenerife-s (Spanjë) me dy fluturime në javë (të enjteve dhe të dielave). Biletat janë tashmë në shitje në wizzair.com dhe aplikacionin zyrtar WIZZ, duke filluar nga vetëm 2490 LEK.
Airbus-i i 14-të A321neo do të bazohet në Tiranë duke nisur nga dhjetori 2025, duke i mundësuar Wizz Air-it të operojë gjithsej 57 linja drejt 17 shteteve nga Tirana. Wizz Air do të forcojë më tej lidhjet rajonale të Shqipërisë me Danimarkën, Gjermaninë, Spanjën dhe Suedinë, duke nxitur marrëdhënie më të ngushta mes Tiranës dhe këtyre tregjeve evropiane dinamike.
Avioni shtesë do të mbështesë rritjen e frekuencës në katër linja ekzistuese:
Tiranë – Milano Malpensa: nga 16 në 21 në javë.
Tiranë – Bruksel: nga 11 në 14 në javë.
Tiranë – Torino: nga 9 në 11 në javë.
Tiranë – Berlin: nga 7 në 9 në javë.
Për të festuar, Wizz Air ofron 15% ulje në fluturime të përzgjedhura të rezervuara më 9 shtator, për udhëtime midis 17 shtatorit dhe 17 dhjetorit 2025, ekskluzivisht për anëtarët e Wizz Discount Club.
Piotr Trawka, Commercial Officer për Evropën Perëndimore dhe Jugore u shpreh: “Ky është një tjetër moment emocionues në rrugëtimin e Wizz Air në Shqipëri. Shtimi i avionit tonë të 14-të në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe nisja e katër destinacioneve të reja nënvizojnë angazhimin tonë të fortë për t’u ofruar pasagjerëve shqiptarë më shumë mundësi udhëtimi të përballueshme dhe destinacione emocionuese. Me rrjetin më të madh ndonjëherë në Shqipëri, jemi krenarë që forcojmë partneritetin tonë me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe kontribuojmë në rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë si një qendër udhëtimi në rajon. Let’s Wizz Albanians dhe përgatituni për udhëtimin tuaj të radhës.”
Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, tha: “Mbërritja e avionit të 14-të në TIA përbën një hap të rëndësishëm për zgjerimin e kapaciteteve tona, duke na mundësuar të përgjigjemi me sukses ndaj rritjes së vazhdueshme të kërkesës në tregun lokal dhe rajonal. Së bashku me Wizz Air po forcojmë tregje të rëndësishme si Gjermania dhe Spanja, ndërsa ofrojmë destinacione të reja për pasagjerët. Ky zhvillim konfirmon rolin e TIA si një partner i besueshëm, i cili vazhdon të investojë në infrastrukturë, dixhitalizim dhe në përmirësimin e përvojës së udhëtarëve.”
Që prej fillimit të operacioneve në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar mbi 19 milion pasagjerë drejt dhe nga Shqipëria, duke ofruar tarifa konkurruese, avionë modernë dhe një eksperiencë fluturimi të besueshme. Me nisjen e linjave të reja dhe investimet e vazhdueshme në tregun shqiptar, Wizz Air dhe TIA përforcojnë angazhimin e tyre për ta bërë udhëtimin ajror më të arritshëm dhe të këndshëm për të gjithë.

LINJAT MË TË REJA WIZZ AIR NGA TIRANA
LINJA
FREKUENCA
TARIFAT NGA
FILLIMI OPERIMEVE
TIRANA – STOCKHOLM
E hënë, e mërkurë, e premte dhe e diel
2990 LEK
2 Mars 2026
TIRANA – COLOGNE/ KËLN
E martë, e enjte dhe e shtunë
2990 LEK
16 Dhjetor 2025
TIRANA – BILLUND
E martë dhe e shtunë
2490 LEK
3 Mars 2026
TIRANA – TENERIFE
E enjte dhe e diel
4990 LEK
14 Dhjetor 2025

spot_img

Latest articles

Related articles