Teksa zgjedhjet kanë përfunduar dhe tashmë është çertifikuar rezultati, në KQZ ka nisur depozitimi i kërkesave për shlyerje faturash apo tërheqje parash nga fondi i partive politike e jo vetëm.
Pas DHL-së që kërkon afro 9 milion euro për votën e diasporës, subjekti i parë politik që kërkon paratë nga arka e buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve është Lëvizja Bashkë, e drejtuar nga z. Arlind Qori.
Ajo fitoi statusin e Partisë Parlamentare me 11,715 vota në Tiranë, duke dërguar në parlament deputetin Redi Muçi. Partia Lëvizja Bashkë nuk humb kohë, por kërkon nga KQZ paratë që i takojnë nga fondi i buxhetit të shtetit.
Sipas kërkesës së siguruar nga Weblajm.com, Lëvizja Bashkë pyet:
Sa fond do të përfitojmë si kompensim paszgjedhor?
Kur do të shpërndahet fondi dhe cilat janë procedurat që duhet të ndjekë subjekti politik?
Në rast të gjendjes lojale të pjesëmarrësve, sa është fondi që merr ky subjekt politik për fushatën zgjedhore?
Sa fond do të përfitojë Lëvizja në buxhetin e vitit 2026?
Kur shpërndahet ky fond dhe cilat procedura duhet ndjekur nga Lëvizja Bashkë?
Dokumenti është sigluar nga subjekti politik dhe firmosur nga financieri i saj, ndërsa aktualisht në krye të Lëvizjes është politikani z. Arlind Qori.



