Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka befasuar me një deklaratë të pazakontë në një intervistë për mediat, ku tha se e kishin lezet debatet që zhvillonte dikur në Kuvend me Arben Ahmetajn.
“Ndërkohë që ishte si ishte Arben Ahmetaj, në çdo seancë ne bënim debat për ekonominë. Pak rëndësi ka që sot ekonomia ndodhet në këtë situatë prej qeverisjes, por e rëndësishme është që opozita do të jetë atje për të kërkuar llogari, për të bërë transparencë, por edhe për të bërë propozimet e saj. Unë besoj shumë edhe tek forca e fjalës, edhe tek forca e debatit, por edhe tek parlamenti si institucion”, u shpreh Tabaku.



