Prof. Jupi: Fëmijët kanë nevojë për shkolla të cilat janë hapësira mësimi, bashkëveprimi, bashkëpunimi

spot_img
Advertisements

Prof. Taulanda Jupi

📚 Me fillimin e këtij viti të ri shkollor, së bashku me urimet dhe përqafimet për çdo vogëlush, fëmijë apo adoleshent që ulet në bankat e shkollës, kemi përgjegjësinë e një pyetje thelbësore që duhet të shqetësojë të gjithëve:

🤔“𝐀 𝐩𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐬𝐢𝐦 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐦𝐭𝐮𝐫, 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐭𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐞̈, 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐮𝐞𝐬, 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐬𝐡𝐞̈𝐦, 𝐭𝐨𝐥𝐞𝐫𝐚𝐧𝐭𝐞̈, 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦?”

🏫Shkolla dhe të mësuarit nuk është vetëm libri, nota dhe disiplina, por gjithashtu formimi dhe rritja emocionale, psikologjike që janë themeli i rritjes së një individi. Fëmijët duhet të mësojnë bashkëpunimin, empatinë, dashurinë dhe respektin jo nga librat, por nga modeli dhe mjedisi ku rriten.

Në një shoqëri të mbushur me dhunë e mungesë përkujdesjeje, si t’i mësojmë fëmijët të jenë të dashur e të ndjeshëm? Pikërisht për këtë, shkolla duhet të jetë strehë që formon mendjen dhe shpirtin – por a e përmbush ajo sot këtë mision?

💰Rritja e buxhetit për arsimin është e domosdoshme, po kështu ngritja e shkollave e kopshte të reja, investimet në teknologji, në formimin e një brezi të ri të mësuesve. Por 𝐚𝐬𝐠𝐣𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐣𝐚𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐢𝐤𝐨𝐧𝐜𝐞𝐩𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐧 jo vetëm një vend ku merret një dëftesë si dëshmi e nivelit të dijeve, por si hapësirë ku çdo fëmijë ka mundësinë të rritet, edukohet dhe formohet në çdo dimension.

Arsimi duhet të bëjë bashkë në këtë vzionin çdo hallke të shoqërisë nga institucionet shtetërore dhe vendimmarrësit politikë, te drejtuesit lokalë, stafi akademik, mësuesit, famija dhe prindërit.

👫Fëmijët kanë nevojë për shkolla të cilat janë hapësira mësimi, bashkëveprimi, bashkëpunimi, ku ata të ndihen të sigurt, të vlerësuar dhe të pranuar. Sepse shkenca, gjuhët, historia, teknokogjia, artet janë shumë, shumë të rëndësishëm. Por më i rëndësishëm është shpirti, karakteri dhe dashuria, janë këto që e ndihmojnë një fëmijë të vogël të bëhet një njeri i madh.
Ata janë Shqipëria nesër.

spot_img

Latest articles

Related articles