Mjeku shqiptar shpëton pasagjerin në gjendje rreziku në avionin për në Angli

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e jashtëzakonshme, por fatmirësisht me një përfundim të lumtur, ndodhi gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës, ku ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e mjekut shqiptar, Dr. Kristo Papa, shmangu një tragjedi të mundshme në ajër.

Gjatë udhëtimit, një pasagjer u përball me probleme serioze shëndetësore, humbje ndjenjash, marramendje, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe dobësi të përgjithshme, simptoma që krijuan panik dhe shqetësim në bord.

Në ato momente kritike, Dr. Kristo Papa, i cili po udhëtonte si pasagjer, u ngrit menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Me qetësi dhe profesionalizëm, ai organizoi ndërhyrjen në bashkëpunim me ekuipazhin dhe disa pasagjerë të tjerë. Për më shumë se tre orë fluturim, Dr. Papa qëndroi pranë të sëmurit, duke monitoruar nga afër gjendjen e tij dhe duke garantuar stabilitetin deri në uljen e avionit në aeroportin Luton të Londrës.

Latest articles

Related articles