Shërbimet sekrete italiane në bashkëpunim me agjentët e tyre në vendin tonë duket se po ndërtojnë një narrativë në mediat e Italisë për pasigurinë e plazheve tona.
Në 48 orë kanë zbërthyer ngjarjen e një vajze 18 vjeçare italiane të abuzuar seksualisht në Durrës, kanë marrë kamerat e sigurisë përmes agjentit mediatik në Tiranë, kanë gjetur raste të ngjashme në Durrës (përfshirë vajza hungareze dhe raste të tjera të mëparshme) në skedarët e policisë së Shtetit.
E gjitha kjo është një luftë ekonomike kundër turizmit në vendin tonë që po ju merr italianëve biznesin e detit. Mediat italiane përmes ‘le veline’ – informacioneve të sigurura nga policia italiane po krijojnë idenë se Shqipëria nuk është e sigurtë për të planifikuar pushimet.
Pyetjet që ngrihen:
Kush ju a dha videon e kamerave të sigurisë? Kush ja dha skedarët e policisë ? Çfarë bën AMP ? Çfarë bën kundërzbulimit në SHISH?
