Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arësye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.
KF Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe.