Kur do jetojmë 150 vjet e sipër? Ja çfarë thonë shkencëtarët e njohur

spot_img
Advertisements

nga Sebastian Zonja

Lideri kinez Shi Xhinping dhe homologu rus Vladimir Putin u kapën duke biseduar për transplantim organesh për të jetuar sa më gjatë. “Do jetojmë deri në 150 vjeç”, thoshte njëri. “Me transplantet e sotme, po”, thoshte tjetri.
Shkencëtarët që kanë komentuar bisedën thanë se liderët po flasin për transplante organesh në grup. Diçka e pamundur sot. Por a do të jetë e mundur?
Me këto zhvillime që ka marrë Inteligjenca Artificiale, Dario Amodei shkruante pak kohë më parë në një ese të gjatë të tijën se jemi në agun e një revolucioni mjekësor që s’e kemi parë ndonjëherë më parë.
“Sot kemi aplikacione të Inteligjencës Artificiale që janë më të mira në fusha të ndryshme edhe se Nobelistët”, thotë kreu i “Anthropic”-ut.
Futuristi Rei Kurcveil (Ray Kurzweil) thotë se jemi afër. Sapo të mbërrijmë AGI-në (Artificial General Intelligence) do shohim gjëra që s’na i ka marrë mendja më parë. Edhe Ilia Suckeveri (Ilya Sutskever), sot ndër gjenitë e arkitekturës së Inteligjencës Artificiale, thotë se me AGI-në dhe ASI-në do shohim gjëra që veçcse i kemi ëndërruar më herët.
“Me përparimet në Inteligjencën Artificiale, inxhinierinë gjenetike dhe nanoteknologjinë, horizonti i vetë jetës po zgjerohet, duke e shndërruar një fantazi në debat shkencor. E ardhmja e mjekësisë do të karakterizohet nga shfaqja e makinave mikroskopike të quajtura nanorobotë. Këta lloj robotësh të vegjël do të ndihmojnë në qarkullimin e gjakut të njeriut, duke kontrolluar vazhdimisht gjendjen e trupit, duke shëruar qelizat e dëmtuara dhe duke përmbysur shenjat e plakjes. Nëse realizohet, kjo teknologji jo vetëm që mund të shërojë sëmundjet para shfaqjes së tyre, por edhe të rikthejë trupin e njeriut në nivel qelizor, duke ndaluar në mënyrë efektive procesin e plakjes”, thotë Kurcveili.
Teksa përjetësia është një ëndërr e kahershme e njeriut, e cila zor se do arrihet, shkencëtarët që sot merren aktivisht me tekonologjitë e reja mjekësore thonë se të gjitha mund të jenë të mundura, por sot jemi në faza shumë shumë të hershme eksperimentale dhe s’ka asgjë të sigurtë se do shkojmë aty.
“Ndërsa organet e dëmtuara dhe të sëmura mund të zëvendësohen me anë të transplanteve, teksa plakemi, trupat tanë bëhen shumë më pak elastikë. Fillojmë t’i përgjigjemi më pak infeksioneve dhe trupat tanë bëhen gjithnjë e më të brishtë. Të jetoj shumë më gjatë, por të vuaj nga sëmundje të shumta dhe të hyj e dal nga spitali për transplante nuk duket mënyrë tërheqëse për të kaluar pensionin”, thotë Neil Mabot (Neil Mabott), imunopatolog nga Universiteti i Edingurgut.
E vetmja mënyrë për jetë të gjatë është jetesa sa më e shëndetshme sot, thotë mjeku britanik.

Fundja, ëndrrat e diktatorëve për përjetësi pa lekë janë.

Latest articles

Related articles