Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Egli Tako do të vijë këtë sezon televiziv me një risi të rëndësishme në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e ekranit të Top Channel si moderatore.
Sipas informacioneve, Egli do të bashkohet me programin “E diell”, i cili transmetohet çdo të dielë në ekranin e Top Channel. Ky do të jetë debutimi i saj i parë si moderatore, pas disa eksperiencave të tjera artistike, kryesisht si këngëtare.