Klasa pa celularë, kush shkel rregullin, përjashtohet!

spot_img
Advertisements

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave celularë në shkolla.Dokumenti, që pritet të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, synon të frenojë shpërqendrimin e nxënësve dhe varësinë e tyre ndaj rrjeteve sociale, duke rikthyer vëmendjen tek procesi i mësimit. Me këtë udhëzim, Ministria e Arsimit synon të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar në shkollë. Telefoni, që për një kohë të gjatë është parë si shoqërues i pandashëm i të rinjve, do të ketë një rol më të kufizuar brenda klasës. Pyetja që mbetet është nëse rregullat e reja do të sjellin vërtet një ndryshim të qëndrueshëm tek mënyra se si nxënësit e shohin mësimin dhe teknologjinë.Sipas udhëzimit, përdorimi i telefonave brenda orës së mësimit është i ndaluar. Nxënësit do të kenë detyrimin t’i mbajnë pajisjet të fikura ose në modalitetin “silent”, pa mundësi për të telefonuar, dërguar mesazhe apo përdorur aplikacione sociale. Telefoni do të lejohet vetëm në pushime dhe vetëm për komunikime të domosdoshme. Mësuesi është i vetmi që mund të lejojë përdorimin e telefonit gjatë orës, por vetëm nëse kjo shërben për zhvillimin e lëndës. Në çdo rast tjetër, mbajtja e telefonit të hapur apo përdorimi pa leje do të konsiderohet shkelje disiplinore.

Latest articles

Related articles