Fuga skeptik: Konjektura gjeopolitike nuk do favorizojë integrimin e Shqipërisë në BE

spot_img
Advertisements

Akademiku Artan Fuga tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se mënyra sesi flitet tani nuk jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit në BE.

Sipas Fugës, një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Patjetër në kritere dhe në kritere të matura mirë dhe që janë të vështira për t’u realizuar.

Në konceptin tim, nuk e shtroj çështjen kështu, që, ne do pranohemi për këtë arsye apo për këtë tjetrën. Unë nuk shoh akoma horizontin se ne do pranohemi.

Unë mendoj se mënyra sesi flitet tani nuk më jep asnjë garanci që ne jemi në rrugën e pranimit. Pastaj do thoja që u pranuam për këtë apo për atë. Nuk shoh një konjukturë gjeopolitike të favorshme apo brenda dinamikave të BE sot që të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë e aq më pak të gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë do ta uroja rritjen e influencës evropiane në Shqipëri, rrugën drejt integrimit, por shoh se vështirësitë janë akoma dhe deklarimi se në 2027 apo 2030 do jemi pjesë e BE, nuk them se nuk mund të ndodhë, por e shoh të vështirë dhe nuk shoh argumentet mbi të cilat bazohet ky kalkulim.

Latest articles

Related articles