Asnjë qytet me 24 orë ujë, Rama: Do heqim depozitat nga pallatet, nuk janë të mira

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit.

Ai ka renditur problematikat të cilat janë hasur deri tani, mes të cilave borxhet e larta, paaftësia në menaxhim dhe politikizimi i burimeve njerëzore në këto ndërmarrje.

Rama ka paralajmëruar se do të merren masave kundër abuzuesve, ndërsa shpjegoi se do të vijë koha kur do të hiqen dhe depozitat mbi pallate.

“Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katastrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.

Latest articles

Related articles