Analisti Lavdrim Lita deklaron në “Ora News” se po kërkohet kohë për të përcaktuar rolet kryesore parlamentare dhe vendimmarrjen e lidershipit, ndërsa disa figura, si Luçiano Boçi, përfliten si kandidatët kryesorë për pozicionet kyçe.
” Mendoj se PD po kërkon kohë dhe disa ditë për të caktuar disa piketa brenda partisë sepse siç e keni vënë re kanë filluar zërat që kërkojnë llogari, zoti Alimehmeti, dorëheqja e zotit Andi Mustafai, pra ka njerëz që mendojnë se duhet të ketë një reflektim dhe në lidership dhe të hapet gara, ndërsa zoti Berisha kërkon që përmes teknaliteteve ligjore ta shtyjë më shumë vendimmarrjen për të marr vendim për të dyja gjërat, njëra për përcaktimin e roleve më parti, pra kush do të jetë kryetar i grupit parlamentar.
Mendoj se ka disa njerëz që janë më përpara se të tjerët, Luçiano Boçi është një ndër emrat që përflitet shumë, për shkak të eksperiencës në legjislaturë ai e njeh mirë rregulloren, njeh mirë procedurat parlamentare. Ka dhe të tjerë që e aspirojnë këtë vend, megjithatë kjo do të jetë një vendimmarrje në të gjitha postet, sepse do të caktohen edhe krerët e 4 komisioneve parlamentare, nga 12 që janë në tërësi dhe të jesh kryetar i një komisioni ka një farë përgjegjësie dhe rëndësie që i cakton kryetari i partisë kryesia, nëse do të vendoset me kryesi“, u shpreh Lita.