Prokuroria e Beratit ka marrë të pandehur ish kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksander Shulla, pasi mbante në shtëpi materiale sekrete edhe pas largimit nga detyra në vitin 2023.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se materialet që u gjetën në banesën e zyrtarit të lartë të shërbimit sekret ishin të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme.
Gjithashtu blutë i gjetën Aleksander Shullës edhe municione, për të cilat nuk kishte lejen përkatëse.Verifikimet lidhur me ish kreun e SHISH të Beratit erdhën pas kontrolleve në lokalin e djalit të tij, Pandeli Shulla, pas raportimeve se ky i fundit organizonte lojëra fati, gjë që rezultoi e vërtetë.