I pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet një varr monumental i periudhës romake, sende me vlerë

spot_img
Advertisements

Zbulohet një varr monumental i periudhës romake i pari i llojit të tij në Shqipëri. Lajmin eka ndarë në rrjetet sociale Instituti i Arkeologjisë, sipas të cilit ai u zbulua në fshatin Strikcan të Bulqizës.

“Gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, drejtuar nga Akademiku Adem Bunguri dhe Msc.Erikson Nikolli ka dalë në dritë një varr monumental unikal, me dimensione të mëdha rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë”, thuhet në postimin e Institutit të Arkeologjisë.

Ky monument përveç arkitekturës të veçantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili i kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit.

Varri edhe pse i grabitur që në periudhën e lashtësisë, por dhe më pas, përmbante një pjesë të inventarit i cili përbëhej nga enë qelqi të tipologjive të ndryshme, krehër kocke, thika dhe ruhej një pjesë e madhe e tekstilit e thurur me fije ari, me të cilin individi ka qenë varrosur.

I pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet një varr

Varri është ideuar në tre ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale. Muret e shkallares kanë qenë të dekoruara me motive gjeometrike në stuko të cilat ruhen ende. Përveç pjesës nëntokësore funerare, arkeologët kanë evidentuar struktura muresh në pjesën e sipërme të varrit, të cilat sugjerojnë që ky monument mund të ketë qenë i tipit mauzoleum.

Latest articles

Related articles