Edison Ypi Kundër nderimeve për Dhimitër Anagnostin: Tmerroi dynjanë me filma kundër armiqve të klasës

spot_img
Advertisements

Requiem për “Korifeun”

Kur, më në fund, ndonjë i ashtuquajtur “Kollos” apo “Korife” i soc-artit ngordh, kthen këmbët nga dielli, shkon në hale të gomerëve, ajo çka normalisht dhe logjikisht duhet bërë, është lumturimi, festa, shtrimi i banketit, kërcitja e shampanjave, mishi, pilafi, rakia, dollitë, lugët, pironjtë, thikat, urimet shyqyr që u qërrua edhe një hale nga ata që ia zbrazën shqiptarit trutë e njeriut dhe i hodhën trutë e majmunit.
Por po ndodh e kundërta.
Një nga lugetërit propagandistikë, të cilit unë dhe plot të tjerë nuk i kemi parë asnjë nga këllirat filmike, na la shëndenë mbrëmë, dhe tani po bëhet nami.
Jo shumica dërrmuese e shqiptarëve, që nën gërhamat e dhunës dhe fukarallëkut urrenin soc-filmat kriminalë, por një çetë të ngjashmish me “Korifeun”, po u bien këmbanave, daulleve, fyejve, sikur çoç po ndodh, sikur çoç na gjeti.
“Korifeu” i kohës së burgjeve dhe internimeve paska lindur më 1936, ekzakt numri i herëve që duhej pushkatuar për lemeritë propagandistike që ideoi dhe realizoi.
Qenka, ose deri dje ishte, 89 vjeç, aq vjeç sa herë ishte dashur t’i ripet lëkura.
Paska bërë 14 filma, pra ka bërë aq filma sa herë i duhej çarë fyti me një thikë-sharrë për degustimin estetik të shqiptarëve, të cilëve do t’u lypsen edhe njëqind vjet të tjera për të harruar ndjesinë e vjelljes nga pështirosja e filmave.
Ka bërë 10 dokumentarë, pikërisht sa numri i herëve që duhej pjekur me zjarr të butë, rrotulluar ngadalë, me durim derri.
Shif-shif, i paskan akorduar edhe tituj shejtanbudallait:
Artist i Merituar – për punën kolosale me durim dhe vendosmëri lugati në arritjen e përgjasimit të shqiptarit me orangutangun.
Nder i Kombit – për shërbimin që ia bëri Kombit duke zhdukur pa nam e nishan edhe gjurmën më të vogël të honorit, moralit, seriozitetit, atdhedashurisë, patriotizmit.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu – për kontributin e shquar në mbajtjen larg të artit dhe kulturës borgjeze perëndimore. Pra bëri çmos të mbante sa më larg gjithçka që Skënderbeu derdhi gjakun për ta mbajtur sa më afër.
Sipas shokëve të tij të armëve, ende gjallë, publiku do e kujtojë në shekuj për filmat:
“Komisari i dritës”, që tmerroi dynjanë me priftërinj imoralë dhe një mijë rrena të tjera.
“Duel i heshtur”, që dënoi miletin me besim, besnikëri, devotshmëri ndaj partisë dhe kurvit, ambalazhuar si vetmohim ndaj Atdheut.
“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, që me nivelin katastrofik të realizimit deprimoi Kadarenë dhe adhuruesit e Tij.
“Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Cuca e maleve”, “Malet me blerim mbuluar”, “Gjoleka, djali i Abazit”, “u shfaqën në festivale ndërkombëtare dhe u vlerësuan me çmime”, pra bota me kta filma talli bythën.
Paskësh qenë deputet dhe ministër i Partisë Demokratike. Marshallah. Ptu-ptu-ptu, mos me e marr m’sysh. Tamam sipas shijes së Sali Kullës dhe porosive të Sigurimit dhe Ramiz Alisë.
Nuk dihet nëse i dhanë ndonjë lek për t’u kuruar “jashtë shtetit” të Orwellit, si kanë bërë me ca “artista” të tjerë.
Ça s’po na dëgjojnë veshët: Regjisor i kalibrit botëror, la mbresa të pashlyeshme, yll që do ndriçojë përgjithmonë, për dikë që s’duhej të kishte lindur kurrë.

Latest articles

Related articles