Ilir Vrenozi, ka reaguar nëpërmjet një video-mesazhi në profilin e tij social, ku shprehet se PD ka që prej qershorit që pret të vijë shtatori për të rrëzuar qeverinë, ndërkohë që do shkojë si çeçua në Parlament me një këmbë.
Me një gjuhë ironike dhe të mprehtë, Vrenozi vijon më tej e thotë se tani që erdhi shtatori, pritet të shpërthejmë në dhjetor meqenëse dhjetori ka dhjetë orë.
“Erdhi shtatori i shumëpritur, shtatori i shkretë. Që në qershor kemi thënë të vijë shtatori…shtatori. Sa vjen tani, shtaor…, tetor…, nëntor….dhjetor. Në dhjetor do shpërthejmë se është dhjetë orë. Shtatë orë, tetë orë, nëntë orë, dhjetë orë, si i kanë bërë kështu? Të shohim tani, në shtator i kemi të gjitha, bomba mina, mitraloza, pistoleta….Ata do venë do ulen aty si çeçua me një këmbë. Apo jo? Apo jemi trima? Të shohim.” – shprehet ai.