Një lajm i papritur vjen nga mediat italiane, sipas të cilave, do të ketë një ndryshim të detyruar në radhët e Kombëtares shqiptare për grumbullimin e shtatorit.
Kristian Shpendi është emri i ri që do të bashkohet me përfaqësuesen tonë për duelet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë, edhe pse ishte lënë fillimisht jashtë nga trajneri Silvinjo. Sipas informacioneve nga përtej Adriatikut, ai është lajmëruar sot në mëngjes nga FSHF, pasi ka qenë në listën e pritjes, dhe është nisur menjëherë për t’u bashkuar me ekipin.
Shkak i këtij ndryshimi është mungesa e Armando Brojës, i cili bëhet e ditur se është dëmtuar në stërvitje me ekipin e Bërnlit në javën e fundit dhe do të mungojë në dy sfidat. Por në fakt Broja ka qenë i parkuar në Kombëtare dhe skuadra pasi ka 2 vite që bën sikur luan futboll.