Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat nga SPAK, u shpreh se nuk ka përdorur asnjë lek personal për fushatën elektorale të 11 majit, pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga Partia Demokratike. Ai theksoi se formularët për deklarimin e shpenzimeve janë shpërndarë nga KQZ vetëm për deputetët dhe jo për partitë.
“Unë nuk them që nuk kam deklaruar. Deputetët po deklarojnë shpenzimet personale, sepse deputetët që kanë bërë fushata, kanë shpenzuar me dhjetëra, mijëra euro. Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë është mbuluar nga PD.”
Përsa i përket faturës ndaj strategut të fushatës, Chris LaCivita, Berisha deklaroi:
“PD ka një ligj, i cili përcakton afatin ligjor kur PD do deklarojë shpenzimet dhe të garantoj se do të deklaroj çdo qindarkë.”