Me rastin e 105-vjetorit të Luftës heroike të Vlorës, Grupimi i ish-ushtarakët në Lirim të drejtuar nga Eduart Demo, organizuan një veprimtari përkujtimore për të nderuar sakrificën dhe trimërinë e patriotëve që i dhanë fund pushtimit italian dhe forcuan themelet e shtetit shqiptar.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë solemne, me pjesëmarrjen e veteranëve, përfaqësuesve të institucioneve vendore, qytetarëve dhe pasardhësve të familjeve të luftëtarëve të Vlorës.
Aktivitetin e çeli Z. Eduart Demo, personalitet i lartë i qarkut Vlorë dhe drejtues i Grupimit të Ish Ushtarakëve në Lirimi i cili përkujtoi luftëtarët e lirisë dhe atdheut në Luftën e Vlorës duke shporrur përtej Sazanit pushtuesin.
Në ceremoni ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, deputetë. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Ermal Dredha e cilësoi Luftën e Vlorës si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare, një moment që sot meriton vlerësimin maksimal.
Gjatë aktivitetit u sollën në vëmendje edhe momente të rëndësishme mbi atë që përfaqëson Lufta e Vlorës, përmes kumtesës së shkrimtarit Albert Abazi dhe fjalës së kryetarit të Shoqatës “Labëria”, Agim Ciraku.
Ky përvjetor u shënua jo vetëm si një ditë kujtese, por edhe si një thirrje për brezat e rinj që të ruajnë dhe të forcojnë vlerat e lirisë dhe të atdhedashurisë.