E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy Vanhorn paraditen e sotme shkoi në Kryeministri.
Shefja e selisë diplomatike amerikane qëndroi për rreth 20 minuta në takim me kreun e qeverisë.
Burimet i thanë redaksisë se arsyeja e vizitës është në prag të nisjes së legjislaturës së re dhe shpalljes së qeverisë në shtator, posaçërisht emrave të ministrave të mbrojtjes dhe sigurisë.