Përmes një interviste në Ora News, gazetari Lavdrim Lita tha se në javën e dytë të shtatorit do të kemi mbledhjen e asamblesë së PS-së ku do të lajmërohen ministrat e rinj të qeverisë Rama 4.
Lita: Shtatori është një muaj i çuditshëm sepse janë ditët e fundit të nxehta dhe më pas vijnë rrebeshet politike. Duhet formuar qeveria dhe këto ditë po shohim intervista dhe audicione ministrash. Në javën e dytë të shtatorit do të kemi mbledhjen e asamblesë së PS-së ku do të lajmërohen ministrat e rinj të qeverisë Rama 4 dhe ky është edhe një rifillim për opozitën.
Pritet ministra të rinj dhe konfirmim të atyre aktualëve. Rama kërkon që të mos ketë një forcim të një grupi në pushtet dhe të gjithë janë të qarkullueshëm përpos kryeministrit. Në opozita do të ketë debat në brendësi të tyre dhe në kuvend, teksa do t’i duhet të jetë më agresive me më pak numra sesa 4 vite më parë.