“Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime” – Lapaj

spot_img
Advertisements

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në News24, foli në lidhje me faktin që Kolegji Zgjedhor i dha mandatin zonjës Ana Dajko.

Lapaj u shpreh se ndihet i tradhtuar nga Endri Shabani. Lapaj deklaroi se e ka pasur mik prej 12 vitesh dhe se Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij dhe se nuk e ka pritur këtë nga ai. Sipas Lapajt, gjithë sistemi u bë kundër, që ai mos të shkojë në parlament.

Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet: Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.

U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare.

Latest articles

Related articles