Inter ja bën me hile Asllanit, e shet por ja çon letrat me vonesë në Torino

spot_img
Advertisements

Kristjan Asllani është prezantuar si lojtari më i ri i klubit të Torinos, në Itali. Klubi ‘granata’ e ka marrë 23-vjeçarin e Kombëtares në huazim nga Interi për një sezon, me të drejtë për blerje përfundimtare në bazë të performancës.

Edhe pse vizitat mjekësore për Asllanin u kryen katër ditë më parë, një vonesë në dokumentacion ka bërë që prezantimi i tij zyrtar të bëhet vetëm sot. Si për koicidencë, Interi pret sot në Milano pikërisht Torinon, por as Asllani e as Ismajli nuk do jenë të gatshëm për torinezët.

Këtë e ka konfirmuar edhe vëllai i lojtarit të kombëtares, i cili me anë të një komenti në rrjetet sociale, “shigjeton” edhe Interin.

Në videon e prezantimit të Asllanit tek Torni, vëllai i tij komenton se nëse ai do aktivizohej sot kundër Interit, do shënonte gol.

“Nëse do kishte luajtur sot, një dopietë do ishte e sigurt”-, shkruan i vëllai.

Ekipi italian në bisedime me Asllanin, mesfushori kërkon “garanci” që të jetë në qendër të projektit.

Marrëdhëniet mes klubit italian dhe shqiptarit u acaruan gjatë merkators, për shkak se Asllani refuzoi shumë oferta që i kishin ardhur, pavarësisht se klubi ia kishte bërë të qartë se duhet të largohej. Pavarësisht talentit, Asllani nuk arriti të gjente veten tek zikaltrit e Milanos, kjo edhe për shkak të minutave të pakta që iu vunë në dispozicion, por edhe për shkak të presionit, pasi do duhej të zëvendësonte në mesfushë një emër të rëndësishëm si Hakan Cahanoglu

Latest articles

Related articles