Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Sukthit, ku dy persona u përfshinë në një përplasje të armatosur me Policinë.
Dy autorët kishin vjedhur një automjet më datë 20 gusht 2025, në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, dhe e përdorën për të kryer një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth, më 21 gusht, rreth orës 03:40.
Policia identifikoi automjetin e vjedhur dhe u vu në ndjekje të tij në orët e natës, rreth orës 01:00. Gjatë ndjekjes, automjeti me shpejtësi të lartë doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, në drejtim të Shijakut. Në këtë moment, nga brenda mjetit u qëllua me armë zjarri ndaj efektivëve të Policisë.
Forcat e rendit u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ku si pasojë mbeti i plagosur A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, personi tjetër, L. Ç., 27 vjeç, po ashtu banues në Bilalas, që rezistoi me armë ndaj Policisë, u neutralizua dhe u arrestua.
Nga vendi i ngjarjes Policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov me dy krehra fishekësh



