Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka konfirmuar se aktualisht po heton 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër. Hetimet lidhen me korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por emrat dhe akuzat specifike mbeten sekret për shkak të procesit hetimor.
Nga viti 2022 deri në 2024, SPAK ka bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare duke dërguar letërporosi për të siguruar materiale nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat dhe ANOM, të përdorura nga rrjete kriminale për komunikime të fshehta, duke ndihmuar në zbardhjen e shumë çështjeve penale në Europë.