nga Edi Ruçi
Të mjafton të shkosh vetëm një herë të vetme në supermarket dhe t’i hedhësh një sy çmimeve, për ta kuptuar këtë gjë !
65% e produkteve në Itali kushtojnë sa në Shqipëri, 25% më pak dhe vetëm 10% e produkteve më të shtrenjtja si produktet e mishit, peshku dhe produktet e pulës. Sigurisht edhe për këto produkte ke mundësi zgjedhje ku mund të gjesh edhe me çmim më të ulët se në vendin tonë
600-700 euro shkon në Itali fatura mujore për ushqime, pije sa të duash, për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe higjenën personale për një familje me 4-5 persona, aq sa kushton edhe në Shqipëri jetesa
Një punonjës në fabrikë apo vreshta merr minimumi 1500-1800 euro dhe pagat varjojnë edhe më lartë. Sigurisht që po të bësh një llogari atij i duhet të punoj vetëm 10 ditë në muaj me nga 4 orë për të barazuar një rrogë në Shqipëri.
Praktikisht në çdo vend të europës nëse veç një njeri punon në shtëpi mund të përballojë e gjithë familja të gjitha shpenzimet vetiake dhe ato të shtëpisë, shkollimin e fëmijëve etj
Nëse punojnë 3-4 veta në familje atëherë del për të kursyer por edhe për qejf, gjë që në vendin tonë me pagat qesharake nuk realizohet
Në Shqipëri rroga shkon veç për ushqime dhe duhet të punojnë 4 veta nga 4 total që të mund të bësh edhe pak qejf.
Me pak fjalë vendi ynë është ende larg realitetit të një vendi europian !
Ne nuk jetojmë por mbijetojmë !
P.S disa foto nga çmimet e produkteve ushqimore në supermarketin Bennet Itali të cilat varjojnë të njëjta në çdo vend, në çdo market !


