Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në det, pranë zonës së Jonufrës. Policia mori njoftim për një person me kanoe, i cili kërkonte ndihmë.Por gjatë rrugës drejt tij, efektivi i policisë me motor deti, është përplasur me një tjetër qytetar me motor deti. Fatmirësisht nga përplasja ka vetëm dëme të lehta.



