Emrat e rinj të qeverisë së re, e cila doli nga zgjedhjet e 11 majit dhe që do të aprovihet nga Kuvendi në fillim të shtatorit, nuk u shpallën sipas premtimit të kryeministrit në fund të majit.
Kryeministri Rama ndryshoi strategji dhe i la ndryshimet e shumëpritura pas pushimeve. Kjo për faktin si të dilemave që kishte vetë kryeministri për disa emra ashtu edhe si strategjisë për të mos krijuar pakënaqësi te të shkarkuarit, të cilët nga demotivimi mund të braktisnin punën para se dorëzonin “çelësat”.
Kryeministri Rama si çdo herë tjetër është munduar të mbajë sa më larg publikut ndryshimet pa u bërë ato zyrtare. Mësohet paraprakisht se kabineti i ri do të jetë i mbushur me surpriza. Ashtu si në të kaluarën qeverisë së re do t’i bashkohen emra të rinj.
Sipas traditës politike, të majtët presin Asamblenë, e cila tani do të mbahet në fund të gushtit, ku kryeministri do të lajmërojë kabinetin Rama 4, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar. Deri në takimin e radhës, socialistët kanë nisur të bëjnë kalkulimet e tyre nëse angazhimi në parti mund të shpërblehet me një post në selinë e qeverisë, sidomos ata që nuk ja dolën të rinovonin mandatin e deputetit me 11 Maj.
Nga viti 2013 e deri më sot, në krye të renditjes si ministrat më afatgjatë të kryeministrit Rama qëndrojnë Mirela Kumbaro me më shumë se 9 vite dhe Ogerta Manastirliu me 8 vite



