Regjisori i njohur: Në Tiranë ka njerëz agresivë. Më shqetëson

spot_img
Advertisements

Ka një lloj dhune urbane, që nuk shfaqet domosdoshmërisht në akte fizike apo në ofendime verbale, dhe që për rrjedhojë rrallëherë përbën lajm, ndonëse na përndjek në jetët tona të përditshme: te mënyra si flasim me njëri-tjetrin, arroganca, mënyra si sillemi në trafik apo si nxitojmë përmes turmës, duke parë me egërsi njerëz nuk të panjohur që nuk na kanë bërë asgjë.

Gjatë një momenti të sinqertë reflektimi në episodin e 31-të të Apostrof Podcast, regjisori Gentian Koçi – i njohur tashmë për një stil mjaft të vetpërmbajtur kinematografik – e “kthen kamerën” jo drejt personazheve të tij, por drejt Tiranës, qytetit ku është rritur dhe që thotë se e dashuron.

“Shoh në sytë e njerëzve egërsi, egërsia e njerëzve në raport me ty… Sigurisht që unë e kuptoj. Mund të jap një përgjigje patjetër, sepse Tirana është bërë qytet shumë i egër, vendet e punës janë të pakëta, pagesa është shumë e ulët në raport me përballimin e jetesës, në njëfarë mënyre edhe njerëzit duan të pasurohen shpejt dhe në momentin kur pasurohen, pastaj krijojnë një lloj arrogance të çuditshme.”

Megjithatë, ajo çka duket se e shqetëson më tepër se sa pasurimi i shpejtë i një numri të vogël njerëzish dhe arroganca që e pason atë, janë pasojat emocionale që mbeten në shpirtrat e atyre, të cilët nuk arrijnë të arratisen nga ky cikël.

“Në fund të ditës, je i lodhur, shkon në shtëpi, por duhet të bësh një analizë me veten tënde dhe të thuash: prit një sekondë, çfarë bëra unë sot? Me sa njerëz u tregova agresiv? Dhe kur them agresiv nuk e kam fjalën tek ofendimet, por edhe në një komunikim të përditshëm. Mua kjo më shqetëson.”

Latest articles

Related articles