Një skemë e re për të bërë lekë socialistët e Edi Ramës, krijojmë agjenci që të bëjnë tendera

spot_img
Advertisements

Krijo një problem, gjej një mënyrë për të bërë lekë duke projektuar një zgjidhje.

Në mars të vitit 2024, qeveria krijoi Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, të cilën e kaloi në varësi të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Një agjenci që “mbiu” pas dështimit të politikave për mbetjet në gjithë vendin, sidomos të inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Roli i kësaj agjencia është kordinimi i institucioneve, qendrore dhe vendore, me partnerët nërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e menaxhimit. Duhet të merrej edhe për të favorizuar riciklimin dhe rekuperimin e mbetjeve.

Më pak fjalë po bën gati projekte që mbetjet t’i marrin privatët dhe në këmbim ata do të rimbursohen. Një mënyrë koncesioni indirekte, ku gjithmonë ka kosto të stërmëdha në buxhetin e shtetit dhe në mjedisin ku gjenden këto vende.

Agjencia ka hapur një tender me objekt “hartim projekti”. Bëhet fjalë për një “projekt për dizenjimin e investimeve në Zonën e Mbetjeve Fier”. Nuk ka të dhëna më tepër për këtë tender, përveç fondi limit 77,723,561 lekë.

Pra një shumë prej 800 mijë eurosh do të përdoret për dizenjim! Çfarë duhet të bëjë firma apo ompania private që fiton këtë tender? Duhet të bëjë një projekt për plehrat? Po milionat që janë derdhur deri më tani, ku kanë shkuar?

Për të dyja procedurat shteti jep një shumë prej më shumë se 1.6 milionë euro vetëm për t’i dizenjuar. Por nëse krijon Agjenci, që do të rregullojë problematikat e hershme të mbetjeve, përse nuk i bën vetë shteti këto projekte? Kaq të paaftë janë zyrtarët tanë që pasi dështojnë një, dy apo tre herë për mbetjet, sërish bëjnë tendera dhe japin para.

spot_img

Latest articles

Related articles