Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një intervistë televizive ka folur për gjendjen e PD.
Boçi u ndal te çështja nëse Berisha duhet të dorëhiqet nga drejtimi i partisë apo jo, gjë për të cilën nënkryetari tha se është disaprovues.
Gjithashtu Boçi tha se nuk mund të largohet një njeri që është vendosur nga vetë demokratët.
Boçi u shpreh se në PD secili ka mendimin e tij, qoftë ai dhe ndryshe dhe mund ta shprehë atë.
Më tej, nënkryetari i PD u ndal dhe te lajmet për një lëvizje të re brenda partisë, gjë të cilën e quajti pasion momental dhe tha se do të kalojë.
“Ndërsa kjo më duket pasion momental, çështje spiunimesh apo edhe çështje e marrjes përsipër e atyre veprimeve që tërheqin vëmendjen. Do kalojë”,