Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Partisë Socialiste, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, ku ky i fundit akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe hetime për “Bankers”.
Murrizi nxori edhe emrat e disa politikanëve që kanë përfituar miliona euro, duke përfshirë edhe ish-ministrin demokrat Eduard Halimin.
Murrizi thotë se PD është e kapur vetë në këtë aferë, ndaj dhe nuk flet.
“Prej 21 vitesh qent, haletë, zagaret dhe felliqesirat politike qe ju shqiptarë votoni çdo 4 vjet vjedhin se bashku qindra miliona euro pasuri tuajën dhe ju e bleni naften e benzinen me shtrenjte se te gjith vendet e tjera te rajonit e Europes.
Vetem 3 mender studio ligjore kane mare si “ peshqesh” per 5-6 vite 13,4 milion euro nga viti 2019 kur PD shiti jo dogji mandatet.
Alket Hyseni ish deputet i PS dhe ish drejtor i pastrimit te parave ne vitet 2016-2017 ne qeverinë Rama ka mare 6 milion euro nga viti 2018-2025.
Studio e Eduart Halimit, ish- minister dhe ish- deputet i PD ka mare 2.7 milion euro nga shkurti 2019 deri ne qershor 2025 me 2 punonjes te punesuar dhe 720 mij euro i ka mar 4 ditë pasi PD dogji mandatet, pra date 23 shkurt.
Studio e avokat Besnik Çerekja me gjithë bashkeshorten qe perdoret si nga PS dhe nga PD si sekser ligjor per pazare te pista kanë marre 4.4 milion euro nga viti 2020 deri ne qershor 2025”, shkruante ndër të tjera Murrizi.
Ndërsa Arben Malaj duke kërkuar nga kolegu që të qëndrojë larg gjuhës vulgare dhe të përdorë më shumë argumetat, thotë se në 2005 kur qeveria e parë e Sali Berishës mori pushtetin, vetë bllokoi një hetim të thelluar për rafineritë e naftës.
“S’po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjithë të tjerëve, “heroi” mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur në parlament, kemi folur në media, kemi apeluar që SPAK duhet të hetojë me prioritet falimentimin e përshpejtuar të Unionit të Përpunimit të Thellë të Naftës.
Pse nuk dhe dorëheqje, Myslym, kur pas vitit 2005 autoritetet policore bllokuan hetim të thelluar për rafineritë e naftës dhe ministri juaj i Financave certifikoj qëndrimin e policisë dhe nuk mbrotji autoritetet tatimore??? Pse nuk protestove në atë ditë? Pse nuk i bëre një apel të hapur ministrit të Financave dhe kryeministrit tënd dhe te partise tuaj, qe ajo ishte kapje e shtetit?”, shkruan ish-ministri socialist.
“Aty ke qenë deputet Murriz, kishe të gjithë të drejtën dhe mundësitë ligjore jo thjesht të flisje, por edhe të hetoje çdo vjedhje dhe t’u nxirrje ujë të zi “të zinjve” politikë që futën thellë duart në paratë e zeza të UPTHN-së në Ballsh.
Nuk kam asgjë personale, as po e bëj për të mbrojtur ndonjë, sepse, fatmirësisht, hajdutët dhe të babëziturit, përditë e më shumë, do të jenë publikë.
Jam krenar që edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund të PD-së – ndaj të cilave ti asnjëherë nuk reagove pse e partia jote e bazonte luftën politike vetëm tek shpifjet ndaj kundërshtarëve politikë. Populli i zgjuar shqiptare thotë se kush nuk ha hudhra nuk i vjen ere goja”, replikoi Malaj.
Pas reagimit të Malajt, ish-deputeti Murrizi ka reaguar sërish. Duke sulmuar Malajn se e ka marrë “gradën” te firmat piramidale, Murrizi i kujton ish-ministrit socialist se nuk ka qenë deputet në vitin 2025.
“Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër që shite të gjithë pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin për lekë”, thotë ndër të tjera Murrizi në replikën e tij.