Në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në kapitullin për Shqipërinë, për vitin 2025, përshkruhet me superlativa puna e Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. SHBA-të shprehin mbështetjen e tyre për SPAK-un, ndërsa një goditje nga administrata e re e Trump, i jepet edhe kreut të PD, Sali Berishë, duke rikinfirmuar shpalljen “non grata” si dhe duke hedhur poshtë akuzat e tij për SPAK-un, të cilin Berisha e konsideron të ndikuar politikisht nga Sorosi.
Rikujtohet në raport vendimi 7031(c) i ish-Sekretarit të Shtetit, Blinken, për shpalljen Non Grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, me motivacionin për korrupsion dhe për veprime zyrtare që kanë çuar në përfitime dhe interesa të familjes së tij. Citohet njëkohësisht se SPAK akuzoi gjithashtu dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. “SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, thuhet mes të tjerave, në raportin e Departamentit të Shtetit.
Pjesë nga Raporti i fundit i DASH:

Shqipëria ka ndërmarrë hapa pozitivë; megjithatë, qeveria ende duhet të rrisë hetimet dhe ndjekjet penale të pastrimit të parave për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës; të përmirësojë bashkëpunimin ndëragjencor; dhe ta integrojë plotësisht SPAK-un në përpjekjet për AML/CFT.
SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve dhe konfiskimeve të pastrimit të parave dhe kreu hetime paralele financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 431 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe “Aktin e Ndarjes së Programeve të Huaja dhe të Departamentit të Shtetit, 2021”, 7031(c), të emëruarin Sall Berishën për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij.
SPAK akuzoi gjithashtu dhēndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin.
Në nëntor 2024, SPAK dhe policia shqiptare punuan me Europolin dhe autoritetet italiane për të arrestuar 29 të dyshuar në një rrjet trafikimi droge të udhëhequr nga dy vëllezër shqiptarë dhe sekuestruan asete kriminale dhe drogë me vlerë 74 milionë dollarë”/ marrë nga Alfapress.al