Malaj i përgjigjet Murrizit: Je i lidhur me bandat e Fierit, të shkarkova nga detyra dhe të dhashë vizë

spot_img
Advertisements

Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Partisë Socialiste, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, ku ky i fundit akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit, teksa kërkonte dhe hetime për “Bankers”.

Murrizi i kujton ish-ministrit socialist se nuk ka qenë deputet në vitin 2025.“Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër që shite të gjithë pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin për lekë”, thotë ndër të tjera Murrizi në replikën e tij.

Malaj ka replikuar duke nxjerrë detaje:

Murrizi, Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.

Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njeh më mirë se kushdo ish-Drejtori I Përgjithshëm i T atimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tatimeve ne Shqiperi Florian Mima,

i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoj dialsa kohe Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.

Flori duke ditur arroganca tende banale më kërkoi t’ju thoja vetë shkarkimin.

Të prita në zyrë.

Më sulmove me fjalorin më të poshtër të një nëpunësi shteti.

Më kërcënove me rrugacët dhe të fortët e Fierit.

Harrove që isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlorë.

Të thashë “pushka top”!

Po më detyron të them publikisht të vërtetën e pa mohueshme se ike “me bisht nën shalë”.

Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore,

Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj për këtë situatë kritike.

Edhe pse ti kishte rreth 3 – 4 ditë që më kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit,

urdhërova shefin e kabinetit të bente urgjente procedura që më kërkesën time zyrtare si minister të sigurohej viza për ty dhe bashkeshorten tuaj të nderuar.

Vizë qe ju e morët pa vonesë dhe me prioritet.

Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.

Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rëndësishëm”, vetem per protagonizëm mediatik.

Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin Xhaferin ne Lushnje, por ata të penguan.

Kush të pengon?

Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik??

Pikerisht partia jote.

Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave?

Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i rëndë ne karriren e tij politike..

Ti, “heroi yne kombetare”,
kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me kalbit në burg.

U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.

Jo vetem që nuk më futet ne burg por unë në vitin akademik 2005-2006, isha një vit në universitetin më të mirë në botë ne Universitetin e Harvardit, në një program lidershipi.

Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty.

Kur të doni ju vë në dispozicion një kopjente vendimeve gjyqesore, o shpifës ordiner dhe krenar.

Por mbaj mend, o shpifës i pa-zakonshëm, mençurinë e popullit se: “Kush nuk ha hudhra nuk i mban erë goja”.

Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet.

Ndërsa ti, veteriner, krijove një universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???.

Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale për përfitime financiare.

Bej te fal Taulantit!!!

E mban mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?

Ta thashë por nuk të shpalla armik.

Thjeshtë te shtova si një numër statistikore në kopenë e shpifëse dhe të vet-shiturve.

Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???

Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt. Je shumë më shumë se shume i vogël.

Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë zhurma të mëdha për t’u vet-quajtur heronj.

Do ta lë këtu këtë pergjigje!

Nqs nuk ndalesh nuk është faj im që ti e vet’meriton shprehjen e popullit tonë të mëncur: ” Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë”.

Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vet-përmbajtur.

Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!!.

Latest articles

Related articles