Gjermania ndalon furnizimin me armë për Izraelin, Merz: Miqësia qëndron, por jo me çdo kusht

spot_img
Advertisements

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për të ndërprerë përkohësisht furnizimin me armë për Izraelin, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve mbetet e fortë, por ka kufij.

Sipas Merz, Gjermania nuk mund të mbështesë një konflikt që po përshkallëzohet vetëm me mjete ushtarake dhe që mund të sjellë qindra mijëra viktima civile. “Ku do të shkojnë këta njerëz?”, u shpreh ai, duke kundërshtuar idenë për evakuimin total të qytetit të Gazës.

Vendimi i Berlinit vjen pas njoftimit se Izraeli po përgatitet për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Gazës. Merz theksoi se, megjithatë, parimet e politikës gjermane ndaj Izraelit nuk kanë ndryshuar.

Kritika ndaj këtij vendimi kanë ardhur si nga komuniteti hebre në Gjermani, ashtu edhe nga anëtarë të CDU/CSU, por kancelari e konsideron këtë një reagim ndaj ashpërsimit të mëtejshëm të luftës në Gaza.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Netanyahu ka mbrojtur planet për ofensivën në Gaza si rruga më e mirë për t’i dhënë fund luftës dhe për të çliruar pengjet që ende mbahen nga Hamasi

Latest articles

Related articles