Mesfushori i kombëtares Julian Shehu e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në futbollin polak. 26-vjeçari, në javën e 4 të kampionatit, shënoi golin që vulosi barazimin 1-1 dhe pikën e fituar të skuadrës Lodz kundër Wisla Plock.
Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Shehu pas një këmbëngulje të gjatë realizoi një gol mjaft të bukur. Pasi shmangu kundërshtarin, Shehu goditi nga një kënd mjaft i prirët me të majtën, teksa topi kishte si destinacion vetëm rrjetën.
Ky ishte goli i dytë për këtë sezon, pasi në ndeshjen e parë të kampionatit Julian Shehu prodhoi një tjetër super gol. Vlen të theksohet se ashtu si në rrjetën e parë sezonale, ashtu edhe në barazimin 1-1 kundër Plock 26-vjeçari festoi duke bërë shqiponjën edhe por edhe shenjën e zemrës.