Pse privati po dëmtohet nga oligarkët në Turizëm ?

spot_img
Advertisements

nga Klevin Muka

Shqipëria ka 5 vjet që bën turizëm masiv. Që kur u fut low costi në Aeroportin e Rinasit.

Vetëm 5 vjet.

Në këto 5 vjet sektori privat ka investuar qindra milionë euro për zhvillimin e turizmit, shumë prej tyre me shumë vështirësi e me lekë djerse. Por dhe me çfarëdo lloj leku, kanë zgjedhur të investojnë në vendin e tyre, kur fare mirë me aq lekë mund të investonin kudo në botë. (Këtu s’përfshihen ata që kanë marrë tokat e banorëve me 1 euro)

S’mund të krahasohemi me rajonin që ka me dekada që bën turizëm.

Ka konkurrence të pandershme me rajonin kur bëhet fjalë te kostot, teksa çdo shërbim, sektori privat e paguan më shumë dhe çmimim final e nxjerr më pak.

Privati shqiptar përballet dhe me një treg të parregulluar ku riskun dhe sfidat i ka vetëm, pa patur politika lehtësuese po s’qe oligark.

Kështu që s’kemi pse gëzohemi se filan plazh është bosh, e tutje-tu. Risku në fund të ditës i përket privatit, e kostot i merr vetë.

Shqetësim i vetëm është babëzia e gjysmës së këtyre privatëve, kryesisht “oligarkëve” që prishin dhe mundin e djersën e gjysmës tjetër që punon me shpirt.

Pjesën tjetër do ta rregullojë tregu. Gradualisht. Llogaritë i kërkohen shtetit jo privatit miq 🙌

spot_img

Latest articles

Related articles