Marko Ljubisa, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kan”, ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë pranë pishinës së një hoteli në Przno, të Budvës.
Sulmi dyshohet se u krye nga një mysafir i hotelit, sipas raportimeve të gazetës Vijesti.
Mediat lokale e kanë konsideruar Ljubisën si lideri i një grupi kriminal në Budva, që punon ngushtë me klanin e Shkaljarit.



