Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të mërkurën se është pajtuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.
Në një shkrim në X pas takimit me Gjuriç në Departamenti amerikan të Shtetit në Uashington, Rubio tha se “jemi të përkushtuar për marrëdhënie me dobi të ndërsjellë me Serbinë, e cilat sjellin përfitime për qytetarët tanë dhe interesat tona”.
Rubio dhe Gjuriç biseduan gjithashtu për “rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të krijuar kushte për rritje ekonomike dhe mirëqenie”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce.
Lidhur me Kosovën, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se Gjuriç ka arritur të përcjellë “të paktën një pjesë të asaj me të cilën përballen njerëzit tanë në terren – presionet, përndjekjet, marrjen nën kontroll të institucioneve, madje edhe faktin që patriarku serb dhe Kisha Ortodokse Serbe janë nën presion”.
“Situata është vërtetë e tillë që kërkon angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ruajtur stabilitetin”, ka thënë Gjuriç, sipas njoftimit.
Siç tha ai në një intervistë për RTS, “Serbia është një faktor që është e përcaktuar ta përdorë ekonominë si model dhe mënyrë për zgjidhjen e problemeve”



