India “ha presionin” e Trump, pezullon blerjen e naftës nga Rusia

spot_img
Advertisements

Rafineritë shtetërore të naftës në Indi janë tërhequr nga blerja e naftës bruto ruse pasi SHBA-të vendosën sanksione të rënda ndaj Nju Delhit.

Indian Oil Corp, Bharat Petroleum Corp dhe Hindustan Petroleum Corp. planifikojnë të mos blejnë naftë bruto në ciklin e ardhshëm të blerjeve, raportoi Bloomberg.

Kompanitë po presin udhëzime të qarta qeveritare pasi Donald Trump vendosi tarifat si ndëshkim për blerjen e naftës ruse.

Një rënie në blerjet nga Rusia mund të shkaktojë një rritje të kërkesës për naftë nga vende të tjera, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën, plus SHBA-në.

Ditën e djeshme, India i quajti si të padrejta dhe të papranueshme tarifat shtesë prej 25% të njoftuara nga Trump.

Latest articles

Related articles