Gjermanët shumë të shqetësuar për kampet italiane të emigrantëve në Shqipëri

spot_img
Advertisements

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, i ka kushtuar një artikull qendrave të riatdhesimit te qeverisë italiane të ndërtuara në Gjadër. Në artikull thuhet se në këtë kamp me një kapacitet prej 144 shtretërish, strehohen vetëm 27 emigrantë, ndërkohë që kampi i Shëngjinit me një kapacitet prej 880 personash, është bosh që prej tetorit të vitit të kaluar.

Më tej në shkrim përmendet edhe vizita e Avokatëve të Popullit për të burgosurit e qytetit të Romës dhe rajonit të Lacios, të cilës i përkasin dy kampet. Avokatët thanë pas vizitës së tyre të parë në Gjadër, se ka kapacitet të mjaftueshëm në kampet ekzistuese të deportimit të Italisë dhe për këtë arsye një strukturë shtesë në Shqipëri është e panevojshme.

Gjithashtu në artikullin e “FAZ” thuhet se vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (GJED) ndaloi planet e migracionit të Melonit me Shqipërinë. Ndërkohë theksohet po ashtu se kostot e larta të kampeve ekstraterritoriale po bëhen një barrë politike për kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin.

spot_img

Latest articles

Related articles