Një ngjarje interesante në Lindjen e Largët. Nê qytezën Xhiang Jou të Kinës (730 000 banorë) në provincën Sëçuan një vajzë adoleshente u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht për katër orë nga 4 bashkëmoshatare. Ju sot e quani këtë me gjuhën moderne bullizim. Jo vetëm aq por dhuna u filmua dhe dhunuesit e postuan në rrjetet sociale.
Vajza e ngacmuar ishte nga familje e varfêr me të dy prindërit invalidë, ndërsa dhunueset ishin vajza nga Paria lokale e qytezës dhe provincës. Madje njëra gjatë dhunimit shprehej se policia edhe në i kaptë do i nxirrte për 20 minuta. Në fakt njëra nga dhunueset ishte vajza e zv Shefit të policisë së qytezës.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihen prindërit e vajzës së dhunuar që i ulen në gjunjë drejtuesit lokal të Partisë Komuniste Kineze (PKK) për drejtësi, ndërsa shoku i PPKsë me përbuzje i injoronte.
Kjo shkaktoi reagim tek njerëzit dhe për ti rënë shkurt u ndezën protesta spontane. Sigurisht që në regjim policor si ai Kinez ku përdoret gjerësisht teknologjia fytyrëdalluese shumë nga protestuesit u arrestuan më pas. Mirëpo, shumë prej tyre e transmetuan drejtpërdrejt arrestimin e dhunshëm (derisa autoritetet nuk e mbyllën internetin) dhe kjo shkaktoi rebelim edhe të mëtejshëm. Më tej, ndërsa protestuesit po bisedonin me autoritetet lokale për të gjetur një kompromis, zyrtarët lokalë në panik thirrën përforcime policore nga qendra. Kjo e tensionoi ndjeshëm situatën.
Në protestat e ditëve të fun dit parrullat u shndërruan nga kërkesa për drejtësi në parrulla politike si ‘ Poshtë PKKja’ apo’poshtë Shi Xhinpingu’. Në rrjetet sociale projektohet një lrotestë për datën 8 Gusht në qytetet kryesore. Dhe protestuesit për ti ikur çensurës tejet të rreptë e quajnë kauzën ‘salcë soje’. Pra me datê 8 do bëhet shëtirje nëpër sjesje për ‘salcën e sojës’. Duket qesharake por ne që kemi jetuar në të tillë regjim e kuptojmë domethënien.
Çka e bën edhe më interesante është fakti se Sëçuanezët njihen si njerëz të patrembur (gjaknxehtë) dhe ishte pikërisht aty ku filloi revolucioni që përmbysi Dinastinë Çin.
Çka më sipër bazohet vetëm në sa bëhet publike ose nga vëzjgues publikë të Kinës. Gjasat janë se kjo mundet me qenë pjesë e lojnave të brendshme politike brenda PKKsë, ku po luftohet fort për kryesimin nga klanet e reformatorëve të Weng Xhiabao dhe Hu Xhintao bashkë me Princat e Byròsë (pasardhës të ish anëtarëve të lartë drejtues të PKKsë) më njërën anë dhe klanet e Shi dhe Xhiang Zemingut në anë tjetër. Shi, megjithëse Princ Byroje vetë, nuk e ka mbështetjen e Bllokistëve të tjerë sepse e shohin si të kompleksuar dhe diktator, ndaj kanë zgjedhur të mbèshtesin Zv Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë (Komisioni Qendror quhet po kontrollon ushtrinë) Xhang Jusha.
Do thoni ju, e çna duhen ne kinezët?
Ka shumë mënyra me u përgjigjë por unë do veçoj njërën. Revolucionet lindin spontanisht nga ngjarje në dukje tejet banale dhe të parëndësishme. Askush nuk e din se çka mendojnë realisht shqiptarët dhe çdo garanci që kërkon Paria asht e rreme/Grid Rroji



