Ndahet nga jeta farmacisti i njohur shqiptar, Kolec Daja

spot_img
Advertisements

Ditën e sotme është ndarë nga jeta farmacisti i njohur Kolec Daja.

Dr. Koleci lindi më, 14.08.1948 në qytetin e Shkodrës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e Pukës. Gjatë viteve 1967-1971 ndoqi studimet e larta në degën e farmacisë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitet i Tiranës.

Pas diplomimit u emërua drejtuese i farmacisë në Pukë.
Nga viti 1987 deri në vitin 1992 punoi si drejtor i Ndërfarmës Pukë.
Më 20.02.1992 u emërua me punë në Ministrinë e Shëndetësisë në degën farmaceutike si kryespecialist, post të cilin e mbajti deri në vitin 1994.
Nga viti 1994 deri në vitin 1998 punoi si drejtor i “Fufarmës” në Tiranë.
Në vitin 1998 themeloi farmacinë private “Daja”, në Tiranë, ku ushtroi profesionin e farmacistit në pozicionin e drejtuesit teknik, deri në momentin e ndarjes së tij nga jeta.

Dr. Koleci ishte veçanërisht i njohur për pasionin dhe mjeshtërinë e tij në fushën e përgatitjeve galenike, duke ndjekur me rigorozitet dhe kujdes profesional të gjitha standardet farmaceutike për krijimin e preparative të personalizuara galenike, e duke investuar vazhdimisht për të ofruar formulime të personalizuara për pacientët.

Ndarja nga jeta e Dr. Kolecit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët që ju shërbeu me aq përkushtim dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta bashkëshortes së tij Dr. Ketit, djemëve Dr. Donaldit dhe Dr. Gentit, të afërmve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tij.

Qoftë i paharruar kujtimi i tij!

Përcjellja e Dr. Kolecit për në banesën e fundit do të bëhet në varrezat e Tufinës, ditën e enjte datë 07.08.2025, ora 11:00.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambjentet e Funeral Home Alba 2000, tek rruga e Durrësit.

spot_img

Latest articles

Related articles